Si do të jetë moti ditët në vijim

Si do të jetë moti ditët në vijim

23:20 04/04/2020

Fundjava ka sjellë edhe përmirësimin e kushteve atmosferike në vend. Muaji Prill nisi me reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore pati reshje dëbore, por dita e sotme përkon me stinën.

Janë rritur ndjeshëm temperaturat duke bërë që në të gjithë vendin të kemi vlera minimale pozitive. Sipas meteorologëve, kushte të tilla të motit do të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim.

Edhe nesër temperaturat do të shënojnë sërish rritje duke arritur vlerën maksimale 21 gradë celsius, kryesisht në zonat bregdetare.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo