Emisioni Opinion në Tv Klan ka publikuar pamjet e brendshme të magazinës së shkatërruar nga flakët e zjarrit në katin e nëndheshëm pranë një qendre tregtare në mbikalimin e Kamzës.

Flakët e mëdha të zjarrit kanë shkatërruar gjithçka dhe kanë shkaktuar dëmtime edhe në muret e magazinës.

Në studion e Opinion, Erzen Breçani ka treguar edhe vendin ku u gjet trupi i pajetë i të ndjerit Arjan Sala, roja i sigurisë, i cili mori certifikatën “Dëshmor i Atdheut”.

Arjan Sala ndërhyri në ambientet e brendshme sapo u njoftua për rënien e zjarrit. Ai nxorri kolegët e bllokuar dhe tentoi të fikte flakët. Por për shkak të tymit të madh, 32-vjeçari u asfiksua.  /tvklan.al