Dhimbja dhe lotët kanë pushtuar familjen e Blerta Pepës, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë shumë të re. Vëllai i saj Rolandi nuk mundet ta besojë se drita e syve të tij, motra e vetme është larguar nga kjo jetë. Pas një statusi ku shkruante se i iku drita e syve të tij, pas disa orësh ai ka publikuar një foto me Blertën ku duken të qeshur dhe sytë e tyre shkëlqejnë.
Ai shkruan “
Si ike ti o shpirti vllait si ike…. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy
”.
Pepa ka marrë pjesë në spektaklin “Gjeniu i voglë” në vitin 2014, program ky që është transmetuar në Tv Klan.
Moderatorja e këtij spektakli, Klea Huta nuk mund të mos shprehte dhimbjen e saj lidhur me vdekjen e Blertës, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Klea shkruan :
Shpirti vogël pa fjalë
U prehsh në paqe me engjëjt dritë e vogël.
Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjarëve …
/tvklan.al