Këtë periudhë, atmosfera e festave është prezente kudo. Ndaj, të gjithë mundohemi sadopak të përshtatemi edhe me look-un.

Veshjet dhe make-up ndikohen nga kjo atmosferë festive dhe mendimi se çfarë të veshim na shoqëron gjatë gjithë kohës.

Për të na dhënë sugjerime lidhur me veshjen dhe grimin në këtë periudhë ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan, blogeret Odeta Banushaj dhe Sara Karaj.

“Trendet këtë vit kanë qenë të pafundme dhe gjëja më e mirë që ka ndodhur është se janë kthyer edhe trende nga viti që shkoi. Por ne mund të rikthejmë edhe rroba që kemi në garderobë të para 2-3 viteve sepse unë mendoj se një ndër gjërat që nuk zhgënjen asnjëherë për festa është një kostumi i zi, apo një i kadifejtë. E sugjeroj edhe në festa dhe po të luash me grimin do duket edhe më bukur. Teminat po ashtu i kemi patur për shumë gjatë dhe mund t’i përdorim ende veshjet me temina”,

tha Banushaj në lidhje me veshjen.

https://youtu.be/wzi2uJWPX4Y?t=1m31s

Ndërkohë Karaj shtoi se në këtë periudhë festash buzëkuqët e errët do të ishin të përshtatshëm dhe do të dukeshin festivë.

“Unë gjithmonë eksperimentoj me pjesën e grimit. Do të sugjeroja buzë të errëta dhe grim me shkëlqim me një kostum të zi. Nuk është e thënë që në grim të mbetemi tek ngjyra e kuqe, roza metalike ka dalë shumë në modë këto kohë dhe mund të kombinohet me kafe. Çdo look do duket festiv nëse e përshtasim me një buzëkuq të errët”,

tha Karaj.

/tvklan.al