Nga sezoni i ardhshëm në Superligën e Kosovës pritet të që gjykohet dhe me sistemin VAR, që prej disa sezonesh po vendos drejtësi në kampionatet më të rëndësishme në Europë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në mediat sociale.

“Po vjen..”, është ky mbishkrimi mbi një video të shkurtër që ka postuar FFK.

Zbatimi i projektit për VAR-in në Kosovë, ishte paralajmëruar më herët nga kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi./tvklan.al