Skandal me përfaqësuesen turke të futbollit në Islandë. Lojtarët janë mbajtur për disa orë në aeroportin e Rekjavikut të dielën pas një udhëtimi tepër të gjatë. Mediat turke paraqitën pamjet dhe deklaratat e futbollistëve tepër të nervozuar pas kontrolleve të imtësishme.

Burak Yilmaz, futbollist i Turqisë : Ajo që bënë është mungesë respekti dhe sjellje jo e drejtë. Pritëm për 3 orë pas një udhëtimi të gjatë prej 6 orësh e gjysmë. Morën çantat e të gjithëve dhe i kontrolluan disa herë.

Kapitenit Emre Belozoglu iu drejtua edhe një furçë nga një person që sillej si gazetar, duke e shtuar akoma më shumë zemërimin.

Emre Belozoglu, futbollist i Turqisë: Ne u kontrolluam disa herë dhe kjo nuk ishte e nevojshme dhe na u tha të prisnim deri tani.

Lojtarëve turq nuk iu tregua arsyeja e këtij trajtimi, sipas mediave. Turqia do të luajë me Islandën të martën në sfidën kualifikuese të Euro 2020 si pjesë e Grupit H ku ndodhet edhe Shqipëria.

Tv Klan