Lajme Arkiva 2004

Partia Socialiste që mund të mbesë pas largimit të ish kryeministrit  Ilir Meta dhe përkrahësve të tij nuk mund të fitojë as 40% të votave. Ky është parashikimi i kryesocialdemokratit Gjinushi i pyetur për rezultatin e elektoral të një partie socialiste me kryetar ish kryeministrin Ilir Meta.

Ndonëse mund të ndahen në dy forca politike, socialistët sipas Gjinushit duhet të bien  dakord për një platformë bashkëpunimi mes tyre  dhe me socialdemokratët për të penguar në këtë mënyrë rikthimin e Berishës në pushtet.

Në rast se e majta rishikon zgjedhjet atëherë rishikohen edhe kushtet për qeverisje në rast se Meta dhe Nano do të jenë lider të dy Partive Socialiste për një të majtë të bashkuar theksoi Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Në çdo rast të çdo lloj force politike që do të konkurronte në gjirin e të majtës, nuk do çonte vota në të djathtë, pra votat e të majtës nuk do të humbasin edhe në qoftë se ka një copëzim të një partie që unë nuk e uroj, por edhe në rast se do kishim, kjo do të thotë vetëm që do të ndahen votat, PS-ja  nuk kap dot më 40, 50% jo e jo, por ama këto vota përsëri do mbeten brenda të majtës.

Gazetari: Po Meta nuk mund të kthehet në një parti?

Skënder Gjinushi: Meta është në parti, unë thash të  kundërtën, nuk thash që nuk mund të kthehet. Ajo është zgjedhje e tyre. Në qoftë se kthehet në një parti mendoj se është përsëri një parti e majtë. Madje një nga tezat e hedhura është  pikërisht që e majta e sotme në shumë politikan ka sociale nuk është aq e majtë sa duhet, pra ka qëndrime apo siç janë këto monopolet në shumë çmime disa reforma  të nxituara, pra rrjedhimisht do jetë një forcë e majtë politike dhe në çdo rast duhet të bashkëpunoj dhe çdo tokëzim, krijim partish që përsëri mbështesin të majtën dhe pranojmë bashkëqeverisjen , por tani me kushte të tjera nuk e dobëson të majtën./tvklan.al