Skënderbeu do të nisë mbrojtjen e titullit, ndërsa në stadiumin e Korçës priten rreth 3 mijë tifozë. Sfida me Partizanin do të nisë në orën 19:45. Pavarësisht përballjes së fortë nuk mendohet se tribunat të jenë të mbushura. Skënderbeu vjen me ndryshime nga sezoni i kaluar.

Orges Shehi është tashmë trajner, ndërsa kapiten është kroati Radas. Disa prej titullarëve janë larguar, por te korçarët besohet se janë të denjë edhe zëvendësuesit. Këtë sezon Skënderbeu e nisi vonë, pasi nuk mori pjesë në kupat e Europës për shkak të dënimit të UEFA-s.

Ndryshime edhe te Partizani. Edhe të kuqtë kanë patur largime, por janë afruar të tjerë lojtarë që sot mund t’i shohim nga minuta e parë, si Hebaj dhe Mensah. Trajneri Skënder Gega e testoi skuadrën në Europa League dhe ndeshjet miqësore.

Pritet një ndeshje e fortë, pasi synimet janë të njëjta fitorja dhe ajo që ngurrohet të thuhet me zë të lartë, titulli kampion në përfundim të kampionatit.

Tv Klan