Kalon në fazën tjetër Lioni dhe Manchester City
Champions Lague është rikthyer me surpriza. Juventus dhe Real Madrid u eliminuan nga gara. Juventus fitoi ndeshjen e kthimit ndaj Lion, por Ronaldo në superformë dhe me dy golat e shënuar nuk mjaftoi për të kualifikuar ekipin italian. Për bardhezinjtë Champions mbetet sërish një mollë e ndaluar.
Manchester City fitoi edhe përballjen e dytë me Real Madrid. Ekipi i Guardiolas gjeti avantazhin shumë shpejt, që në minutën e 9 me Stërling. Për madrilenët barazoi përkohësisht Benzema, ndërsa Gabriel Jesus realizoi golin e dytë për anglezët. Edhe City siguroi një vend në çerekfinale.
Tv Klan