Sa do të realizohen të ardhurat për vitin 2018-të?

Jo vetëm deputetët e opozitës, por edhe ata të mazhorancës kërkuan që qeveria të rrijë montorimin në tregun e karburantëve.

Kreu i Ministrisë së Financave, Arben Ahmetaj pranoi se risqet për mbledhjen e plotë të taksave varen nga dy elementë: lëvizja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe arkëtimi i plotë i akcizës së duhanit nga rritja e importeve përpara Janarit.

Socialistët kërkuan të dinë se përse qeveria nuk mori në sekuestro asetet e ARMO-s, si një nga kompanitë me borxhin më të madh në tatime e dogana.

Vetë opozita tha se deri tani nuk ka asnjë tregues fiskal që të tregojë përmirësim në mbledhjen e taksave.

Për vitin e ardhshëm, Ministria e Financave parashikon se të ardhurat në buxhet do të rriten me 200 milion euro, ku pjesa më e madhe e tyre do të vijë si kontribut i rritjes ekonomike.

Tv Klan