Një sondazh në Britaninë e Madhe i nxjerr konseveratorët në pushtet të Rishi Sunak me rezultatin më të dobët në histori.

Sondazh me 15 mijë të anketuar i publikuar nga ‘Sunday Times’ parashikon që konservatorët të marrin 98 vende në Parlament.

Ndërsa të majtët, laburistët që janë në opozitë, parashikohet të marrin një shumicë dërrmuese prej 468 vendesh në Parlament.

Ndërsa parashikohet se vetë kryeministri Rishi Sunak rrezikon të mos të fitojë as në zonën e tij elektorale.

Partia në pushtet për 14 vjet, sipas analistëve, është në një degradim të madh përpara zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të zhvillohen në Janar të vitit të ardhshëm.

Sakaq, në Britaninë e Madhe më 2 Maj të këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale, ku lidershipi i Sunak do të vihet në provë.

Tv Klan