Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca do të jetë i ftuar mbrëmjen sotme në emisionin “Opinion” në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu. Ambasadori Soreca ka tashmë vetëm 8 javë që mban këtë pozicion në Shqipëri dhe duket se ka gjetur kohën që integrohet plotësisht në situatën që po kalon vendi ynë.

Ai ka punuar në Palermo në fillim të viteve ’90 dhe ishte i angazhuar me antimafian. Ambasadori ka njohur nga afër gjykatës Falconen, por puna e ka lidhur me Borselinon.

Soreca ka folur për shumë çështje të rëndësishme që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe kapjen e bosëve të mëdhenj të mafias, është ndalur tek mënyra si të gjurmohen paratë e pista, vetting-u, Ministria e Brendshme.

Ambasadori i BE ka folur edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe atë që do të ndodhe në Qershor të 2019-s. Sonte në orën 22:00 Luigi Soreca përballë Blendi Fevziut në “Opinion”.

Tv Klan