Sot afati i fundit për aktakuzën ndaj Thaçit



Sot afati i fundit për aktakuzën ndaj Thaçit

12:17 24/10/2020

E paqartë nëse Gjykata Speciale do të publikojë vendimin

Sot është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të konfirmojë apo të rrëzojë aktakuzat e ngrita për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ekspertët thonë se Gjykata mund të mos e publikojë vendimin e marrë deri sa Thaçi të paraqitet para gjyqtarit.

Megjithatë në rast të konfirmimit të akt-akuzës, Gjykata Speciale nuk e ka obligim ta publikojë atë, konfirmojnë nga Dhomat e Specializuara. Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini shpjegoi per Tv Klan se mund të merren parasysh edhe rrethanat që kemi të bëjmë me një President të vendit.

Ndërsa në rast të hedhjes poshtë të aktakuzës, nuk ka rregullore që e përcakton se ajo duhet të bëhet publike në ditën kur bëhen 6 muaj nga pretendimet e prokurorit.

Pretendimet e zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë u bënë publike në kohën kur Presidenti ishte nisur për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyra e prokurorit të specializuar pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë janë penalisht përgjegjës për 100 vrasje të paligjshme, tortura dhe përndjekje.

Tv Klan




Të ngjashme