Këtë fundjavë vijnë mbi 90 mijë doza AstraZeneca

Sot fillon vaksinimi masiv i operatoreve turistike. Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë pas kërkesave të këtij sektori për nisjes sa më shpejt të procesit deklaruan se turizmi këtë vit duhet shpëtuar dhe se pritet që këtë verë të hiqen edhe kufizimet e vendosura.

Ndërsa po këtë fundjavë, Shqipërisë do t’i vijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.Synimi i kryeministrit është që Shqipëria të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit duke vendosur si objektiv  tejkalimin e 500 mijë të vaksinuarve brenda Majit.

Klan News