Manchester City-Chelsea përballë 16 500 spektatorëve

Disa muaj më parë ishte e pamendueshme që Manchester City dhe Chelsea të përfundonin duke diskutuar mes njëra tjetrës finalen e Champions League. Skuadra që në fillim të këtij viti nuk shiheshin aspak si pretendente do të përballen për çmimin me të madh europian për klube.

Ka qenë një sezoni i çuditshëm në fakt në të gjitha aspektet. Finalja e Champions nuk ndahet gjithnjë mes skuadrave më të mira në Europë, por ndeshja e mbrëmjes së sotme do të shohë në fushë në të vërtetë dy ekipe që e meritojnë.

Një finale është gjithnjë e paparashikueshme. Ajo që mund të hamendësohet është në se Porto, qyteti pritës, asnjë prej skuadrave nuk do të lëshojë shumë. Nuk vlejnë precedentët mes tyre në Premier League apo kompeticionet kombëtare. Finalja e Champions është tjetër shoë.

Kush e di, dy trajnerët mund të kenë përgatitur surpriza për formacionin apo dhe rreshtimin. Chelsea nuk e ka për herë të parë finalen, ndërsa City ka pritur gjatë për këtë moment. Trajneri i tyre Guardiola në fakt kërkon trofeun e tretë në këtë garë.

Tifozët e të dy skuadrave që kanë shkuar në Portugali që të premten, por e përjetojnë në mënyrën e tyre. Ashtu siç dinë anglezët të përjetojnë futbollin.

Në Dragao të Portos do të ketë 16,500 spektatorë. Nga 6000 tifozë nga secili klub, 1700 bileta nga 70 deri në 600 euro janë shitur për publikun ndërsa 2000 persona të tjerë do të jenë nga partnerët e UEFA-s.

Tv Klan