Sot Juventus-Inter me dyer të mbyllura

Sot Juventus-Inter me dyer të mbyllura

17:58 08/03/2020

Pritet me interes derbi i Italisë

Ndoshta për herë të parë në histori derbi i Italisë do të luhet pa tifozë. Juventus dhe Inter nuk kanë asnjë përgjegjësi.

As tifozët e tyre por gjithçka bëhet për sigurinë e publikut të ,lojtarëve dhe të çdo personi në stadium për shkak të kërcënimit nga koronavirus.

Edhe pse nuk do të luhen nën atmosferën e tifozëve pritet që sfida e parashikuar për në 20.45 të jetë e fortë. Veç faktit që kjo është gjithnjë ndeshje historike, këtë herë do të ketë disa përballje brenda saj. Ish tr4ajneri i Juventusit Antonio Conte do të përpiqet të tregojë supremaci me zikaltrit. Në distancë sfidohen repartet mbrojtëse dhe sulmi me

Lukakun dhe Ronaldon si dy individët nga të cilët pritet më shumë.

Ndeshja do të jetë edhe një lloj ngushëllimi për të gjithë tifozët që do të duhet ta ndjekin nga shtëpia pasi të gjitha platformat në Itali do tu shfaqin ndeshjet pa pagesë në këto momente të vështira për vendin

Trajnerët janë përpjekur të ndërtojnë formacionet më të mira të mundshme.

Juventus me formacionin 4-3-3 i ka besuar sulmin Cuadrado Dybala dhe Ronaldo.

Ndërsa Lukaku do të ketë në Krah Lautaro Martinez.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi