Milan – Juventus mbetet një sfidë tërheqëse në çdo situatë. Në “San Siro” ku sot në orën 20:30 nuk gjendet një vend bosh edhe në tribunën e gazetarëve premtohet spektakël.

Milan kërkon të vijojë me rezultatet e mira në kampionat pavarësisht mundimit për të arritur dhe mungesave të shumta për shkak dëmtimesh. Juventus duhet të kalojë disfatën që i shkaktoi Manchester United në Champions League pak ditë më parë. Juve ka dominuar në vitet e fundit në futbollin italian dhe kjo është reflektuar edhe në rezultatet në ndeshjet me Milan në Serie A.

Skuadra e Gattuso do të mbështetet edhe te tifozët e saj për t’u përpjekur që të kalojë këtë pengesë, pasi synon të jetë në zonën Champions. Juventus synon të ruajë distancën me ndjekësit që do të ndihmojë të shkojë më qetë në ndeshjet delikate.

Tv Klan