Gjykata Themelore e Shkupit pritet të publikojë vendimin ku akuzohet ish-Kryeministri Nikola Gruevski. Procesi për blerjen e ‘Mercedesit’ të blinduar luksoz prej 600 mijë Eurosh përfundoi, dhe përveç Gruevskit u akuzua edhe ish-zv/ministri për prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski. Nëse miratohet kërkesa e Speciales, Gruevski mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 3 vjet, ndërsa Popovski me pesë vjet.

Megjithatë, Gruevski nëse dënohet për rastet kue është akuzuar, mund të nxirret me dënime me kusht, sepse nuk është dënuar më parë. Për ish-Kryeministrin, Prokuroria Speciale kërkoi aktvendim dënues për Nikolla Gruevskin. Specialja në fjalët përmbyllëse tha se dëshirat personale të ish-Kryeministrit, në lidhje me Mercedesin e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja.

Nga Specialja theksuan se para se ta blejnë automjetin Mercedes, ka pasur procedurë që të blihet një automjet i përdorur i blinduar, por policia ka ndryshuar mendjen. Për Gruevskin ekziston mundësia e aktvendimit të lirimit./

INA