SPAK merr në dorë tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë

SPAK merr në dorë tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë

16:25 11/05/2020

PD: Ministria zhvilloi tender sekret gjatë pandemisë

Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka administruar ditën e hënë materialet e tenderave të kryera nga Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës të pandemisë.

Bëhet fjalë për tenderat me procedurë direkte për të prokuruar materialet që i nevojiten shëndetësisë për periudhën e pandemisë dhe sipas PD-së është zhvilluar në mënyrë sekrete.

Gjithashtu selia blu pretendon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po bënte përpjekje për të zhdukur provat duke i vënë edhe zjarrin institucionit.

Në një deklaratë për mediat ministrja Manastirliu u shpreh se i ka vënë në dizpocizion të gjithë dokumentacionin e tenderimit KLSH edhe SPAK.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo