Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të vënë në hetim dhe me masa sigurimi “arrest në burg” në kuadër të dosjes 5D.

Burimet thanë se SPAK ka ngritur akuzë zyrtare për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën, duke i dërguar në gjyq për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “mosdeklarimit të pasurisë”.

Ata akuzohen se drejtuan në hije një kompani private duke marrë tendera nga institucionet në varësi dhe që drejtonin.

Në kuadër të kësaj dosje me masa sigurimi “detyrim për t’u paraqitur”, u vunë në hetim edhe 6 persona të tjerë, pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Tv Klan