Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dosjen “Metamorfoza” dhe i komunikoi akuzat Behar Bajrit, biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe 4 personave të tjerë.

Behar Bajri do të përballet në gjykatë me dyshimet se ka qenë organizator i vrasjes së Gjin Boriçit dhe bashkë me të pandehurit e tjerë ka siguruar kushte për 2 atentate të mbetura në tentativë.

Edhe Pëllumb Gjoka do të përballet me dyshimet se ka kërkuar ekzekutimin e një personi dhe ka dhënë ndihmë në organizimin e atentateve.

Për ish-drejtorin e Operacionales, SPAK ka rënduar pozitat duke rrëzuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe dërguar në gjyq për korrupsion, pastrim parash dhe nxjerre të sekretit hetimor.

Nga ana tjetër, ish-prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita, akuzohet për korrupsion, teksa prokuroria në përfundim të hetimeve nuk e konsideron atë pjesë të grupit kriminal, duke i rrëzuar akuzën e fundit dhe lehtësuar pozitat.

Për këtë dosje është ndarë një tjetër procedim për personat që janë në kërkim, por edhe episode të tjera ngjarjesh kriminale që po verifikohen.

Tv Klan