Udhëtarët nuk kanë nevojë as për test dhe as për vaksinën anti-covid

Spanja është vendi i radhës që ka hequr kufizimet për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria, të cilëve tashmë për të udhëtuar në drejtim të Spanjës nuk u duhet as test dhe as vaksinë anti-covid.

Megjithatë është e rëndësishme të plotësohet Formulari i Kontrollit Shëndetësor (FCS), i cili gjendet online.

Ndër të tjera autoritete spanjolle njoftojnë se nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid-19. Kjo është lëvizja e radhës nga Spanja, pas njoftimit të 8 Qershorit kur kishte kriter tamponin apo vaksinën anti-covid. Deri më tani ashtu si Spanja edhe Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra i kanë hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë.

Klan News