Nënkampione bote por përballë Spanjës u shfaq një skuadër shumë e dobët. Kroacia humbi 6-0 përballjen për Nations League. Ekipi vendas i përbërë nga 6 lojtarë titullarë të Real Madrid dhe i drejtuar nga një trajner barcelonist shembi mitin e ngritur në Rusi 2018.

Spanjollët ishin të papërmbajtshëm. Spanjollët hapën rrugën e suksesit në këtë ndeshje që në mesin e pjesës së parë, ndërsa Assensio realizoi edhe dy herë të tjera brenda pak minutave.

Situata u përkeqësua në pjesën e dytë për kroatët që nuk mundën të reagonin. Tre golat e tjerë spanjollë u shënuan nga Rodrigo, Ramos dhe Isco. Spanja kryeson Grupin 4 me 6 pikë, ndërsa Anglia dhe Kroacia janë me zero pikë.

Në Grupin 2, edhe Belgjika iu imponua në fushë kundërshtare. Ndaj Islandës fitoi 3-0. Goli i parë erdhi nga Eden Hazard me 11-metërsh, ndërsa Lukaku dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë. Në fund të takimit ishte sërish Lukaku që shënoi për Belgjikën.

Tv Klan