Spanja voton sot për herë të dytë brenda 6 muajve për zgjedhjet e përgjithshme, pasi partitë politike në vend nuk arritën të krijonin një koalicion qeverisës.

Një rezultat më i pasigurt se kurrë, kur ende nuk dihet sa do të kushtëzojë tërmeti Brexit.

Nga sondazhet e zhvilluara Partia Popullore e Mariano Rajoy është e favorizuar me një përqindje prej 28-30%, që nënkupton rreth 115-125 deputetë, por e paaftë për të qeverisur, sepse sipas kushtetutës spanjolle, duhet 50 % e numrit të përgjithshëm prej 350 deputetëve.

Sondazhet tregojnë se Partia e Pablo Iglesias me koalicionin e komunistëve të Izquierda Unida, ka patur vetëm rritje dhe mendohet te renditet e dyta me 25%, ose 80- 90 deputetë.

Pas saj renditet partia “Psoe” e Pedro Sanchez me 21% dhe ajo e “Ciudadanos” e Albert Rivera me  15%.

Rreth 36,5 milionë votues janë thirrar në qendrat e votimit që do të qëndrojnë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes./tvklan.al