Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sonte në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku është përballur me pyetjet e sikletshme të vogëlushëve.

Një e tillë ka qenë edhe pyetja përse ka vendosur që të mos martohej asnjëherë.

Ti përse nuk je martuar? Apo nuk të pëlqen që të martohesh?

Spartak Ngjela: Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë.

Alketa Vejsiu: Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë?

Spartak Ngjela: Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë.  /tvklan.al