Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk ka patur ndonjë konfirmim të ri nga sponsori Sula për trajnerin e ri të Dinamos. Pas pezullimit të Sejdinit të premten, Dinamo ka barazuar në Tiranë 0-0 me Bylis të Ballshit, pritej kreu i ri i pankinës dinamovite. Sot pasdite sponsori i skuadrës Sula ka shprehur para futbollistëve arsyet që e detyruan atë për marrjen e vendimit.

Unë kam konsideratë për Sejdinin, për atë çka bërë tha Sula, por rezultatet jo të mira sidomos në Tiranë janë të papranueshme. Kështu që diçka duhej lëvizur. Ndihmësi i Sejdinit Agim Canaj do të drejtojë ekipin së bashku me Bozhiqin. Canaj u shpreh se detyra jonë është që të përgatitemi sa më mirë për të arritur objektivat tona.

Gjatë takimit u diskutuan dhe problemet që e shqetesojnë skuadrën për momentin dhe të ardhmen./tvklan.al