Stadiumi i Tottenham i inauguruar në 2019 është kthyer në një nga burimet më të rëndësishme për të ardhurat e klubit londinez.

Sipas “The Athletic” gjeneron mesatarisht 7 milion euro për çdo ndeshje. Për ta ndërtuar këtë arenë që ka një kapacitet rreth 62 mijë spektatorë u shpenzuan 1 miliardë e gjysmë euro, por ka shumëfishuar arkëtimet, pasi “White Hart Lane” sillte rreth 1,3 milion për ndeshje ose 50 milion në total në sezonin më të mirë.

Edhe në sezonin e pandemisë 2021-2022 me të gjithë shtrëngimet shuma totale ishte 125 milion euro, i dyti pas Manchester United.

Por burime të ardhurash janë edhe ndeshjet e futbollit amerikan apo koncertet. Falë stadiumit të Tottenham ka marrë zhvillim edhe zona, ndërsa në sezonin 2026-2027 parashikohet që arkëtimet të shkojnë rreth 680 milion Euro.

Tv Klan