Sulejman Starova thirret ‘nën armë’ sa herë Partizani ka nevojë. Tekniku ka mbajtur një fjalim të gjatë me futbollistët para stërvitjes, të cilëve u ka thënë se duhet ta konsiderojnë pjesën e mbetur të kampionatit si një sezon të ri.

“I bëra thirrje skuadrës ta harrojë fazën e parë, kemi Kampionat të ri, pa atë fazë. Duhet ta kalojmë në mënyrë urgjente këtë fazë që po e vuan gjithë skuadra

“.

Për Starovën, objektivi madhor i mbetur është trofeu i Kupës.

“Tani është konkrete Kupa e Republikës, ndërsa tjetra nuk mund ta parashikoj dot se ku mund të shkojmë në vendin e parë apo të dytë”.

Starova thotë se kritikat e tij, në rolin e këshilltarit të presidentit Demi, ndaj drejtuesve të ekipit, janë reflektuar, por nuk la pa justifikuar mungesën e rezultateve të Mark Iulianos.

 Po nga do t’ia nisë Starova punës me partizanin. Trajneri risjell një shprehje të të famshmit “Loro Boriçi”.

“Hymë si ushtarë që të dalim si xhenarë , ka pas thanë Lori Boriçi i famshëm”.

Tv Klan