STOP 6 MAJ 2021, EMISIONI 174 (1221)



STOP 6 MAJ 2021, EMISIONI 174 (1221)

21:02 06/05/2021

Refuzimi i Metes per komisionin e ligjeve/ Pergjigja per apelin ndaj Dionit.

Presidenti Meta refuzoi sot të paraqitej në Komisionin Parlamentar të Ligjeve,për të folur për hetimin parlamentar ndaj tij.Meta u shpreh, se kishte impenjime të tjera dhe mund të paraqitej në 10 maj, në ditën e drejtësisë. Transmetuam dje apelin për fëmijën Dion Xhecuka, i cili është vetëm 17 muajsh dhe që prej lindjes endet nëpër dyert e spitaleve, pasi ka lindur me një problem të rrallë në veshka. I vogli duhet të kryejë një ndërhyrje në Itali, të cilën shoqata Shqiponja APS në Reggio Emilia e ka marrë përsipër. Për të përballuar kostot e qëndrimit, ushqimit e transportit, prindërve u duhen rreth20 mijë euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bënë apel për solidaritet, për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël dhe gjysma e shumës është mbledhur në pak orë.

Berat/ Konflikti i punonjeses me kryebashkiakun, ky i fundit e hedh ne rruge.

Ndodhemi në qytetin e Beratit për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si Shefe e Inspektimit dhe parandalimit në Zjarrfikse ose Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi Berat. Ajo tregon, se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty. Në vitin 2017 komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e përgjithshme e Mzsh në Ministrinë e Brendshme.Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori. Zonja thotë, se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i bashkisë i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj. Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre. Ajo thotë, se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia Berat, duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Berat/Arroganca e kryebashkiakut Demo me punonjesen e median:dilni jashte!

Për problemin, që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i gjykatës administrative të shkallës së parë, që detyron drejtorinë e Mzsh, të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Ne si “Stop” shkuam të takonim kryetarin eBashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.







Të ngjashme