STOP – EMISIONI 119 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 119 (SEZONI 4)

21:02 14/02/2019

14 shkurti, mes festës dhe dhunës ndaj grave.

Sot është Shën Valentini, dita e të dashuruarve. Gazetarja e “Stop”, ka realizuar intervista me humor në kryeqytet, e kryesisht në ambientet e kodrave të liqenit, ku të rinjtë kanë dalë të festojnë. Eliverta Palla, banore në Yzberisht denoncon dhunën nga ana e ish-bashkëshortit, Gëzim Hamzallari. Ajo ka dy vajza dhe prej disa vitesh është divorcuar me vendim gjykate. Por ish-bashkëshorti sërish nuk e le të qetë. Eliverta thotë, se ndjehet e kërcënuar për jetën, edhe pse disa herë ka bërë kallzim në polici.

“Infermierë për Shqipërinë”, platforma false, që të shpall fitues e s’të jep punë.

Portali “Infermierë për Shqipërinë” është krijuar nga qeveria për të shmangur emërimet e pamerituara në punë. Kështu, infermierët e rinj aplikojnë online dhe në bazë të arsimit dhe mesatares, përzgjidhen me meritokraci për vendet vakante që ekzistojnë në sistem. Mirëpo, ky nuk ishte rasti i një studenteje ekselente, e cila rezultoi fituese në këtë portal, por punë nuk ka.

Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme trajtoi këtë rast. Vajza në fjalë, e cila preferon të ruajë anonimatin, kishte aplikuar për infermiere imazheriste dhe kishte dalë fituese. Mirëpo, autoritetet kompetente e dërguan për të njëjtin pozicion pune në dy vende të ndryshme, dhe rezultoi se në asnjërën prej tyre nuk kishte vakancë.

“Jam teknike imazherie. Kam mbaruar Master Shkencor për Imazheri në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Kam mbaruar studimet Master Shkencor, Bachelor, jam licencuar, mora pjesë në portalin Infermierë për Shqipërinë në Janar 2018. Kam plotësuar të gjitha kriteret që kërkonte ky portal. Jam shpallur fituese dhe më 15 Dhjetor 2018 më kanë thirrur në zyrat e ASHR për të qenë në listë pritje për dy vende vakante. Unë kam pranuar pozicionin teknik imazherie në qendrën e Paskuqanit. Pasi kam marrë këtë emërim, paraqitem tek drejtoresha e qendrës së Paskuqanit”.

Fillimisht i thanë të fillonte punë si imazheriste në Qendrën Shëndetësore të Paskuqanit. Mori emërimin pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal, por rezultoi se vendi i punës nuk ekziston.

Drejtoresha e QSH, Paskuqan- Ne s’kemi lidhje fare me këtë gjë. Unë s’kam vend vakant.

Denoncuesja- Atëherë, sipas ministrisë është!

Drejtoresha e QSH, Paskuqan- Të njoftojnë ata!

Denoncuesja- Qendra shëndetësore sjell një vend vakant.

Drejtoresha e QSH Paskuqan-Po, unë nuk kam…

Denoncuesja- Keni dërguar?

Drejtoresha e QSH, Paskuqan- Jo! Duhet ta kenë sqaruar, që s’kam çuar vend vakant unë. Të thashë, është faji i atyre, jo i imi.

Denoncuesja- Keni çuar mjek imazherist.

Drejtoresha e QSH, Paskuqan-Po!

Denoncuesja- Jo thjesht imazherist!

Drejtoresha e QSH, Paskuqan- Mjek imazherist.

Denoncuesja- Jo thjeshtë tek..,imazherist.

Drejtoresha e QSH, Paskuqan-Mjek imazherist. Jo teknik imazherist.

Më pas vajza iu drejtua drejtorit të ASHR-së, i cili i tha asaj se ishte bërë një ngatërresë për vendin e punës në qendrën e Paskuqanit, megjithatë ajo vijon të jetë fituese.

Drejtori i A.SH.R-S’kishte vend, nuk është puna, se ngele mes 4 rrugëve.

Denoncuesja- Vendi ishte, por nuk ekziston!

Drejtori i A.SH.R-Po pra nuk ekziston. Kur s’ka, ça do…?

Denoncuesja- Po pse në komision?

Drejtori i A.SH.R-Ndodhin gabime, tashi ndodhin gabime. Të kërkuam falje, do më ashtu.., më hidh në gjyq, ça të them? Nuk është, se ka vend dhe ne të gënjyem ty. Ndodhi një gabim.

Denoncuesja- Tani unë diçka nuk kuptoj, se e kisha hedhur më parë…

Drejtori i A.SH.R- Tashi, ti nuk je tu kuptu, se nuk do me kuptu vetë.

Denoncuesja-Jo, jo! D.m.th, është hera e parë, që i futem këtij procesi. Kush i sjell vendet e lira?

Drejtori i A.SH.R-Vendet e lira i raportojnë në ministri, ministria m’i sjell mua. Nuk është, se ka vend.

Denoncuesja– Ju nuk do ta pranoni, por unë për të drejtën time…

Drejtori i A.SH.R-Po mirë mo, ku është e drejta jote këtu tashi?

Denoncuesja- Po unë kam mbaruar gjithë këto vite shkollë.

Drejtori i A.SH.R-Po! Shumë mirë!

Denoncuesja- Iu futa një procesi.

Drejtori i A.SH.R-Shumë mirë!

Denoncuesja- Sipas..,plotësova të gjitha kriteret, më ofruan një vend.

Drejtori i A.SH.R-Po që nuk ekziston, ishte gabim, ishte një lapsus. Ku është e keqja k’tu? Ti vazhdon të jesh fituese!

Denoncuesja– Drejtor!

Drejtori i A.SH.R-Nuk është, se të hiqet e drejta për…

Denoncuesja- Në moment mora emërimin.

Drejtori i A.SH.R-Një sekondë, nuk është, se more emërimin, këtu po manipulon veten në radhë të parë.

Denoncuesja-Po emërim më dha ajo. Këtë mora!

Drejtori i A.SH.R-Do të manipulosh veten? Vazhdo pra, ça të them unë?! Do të rresh veten? Ti po gënjen veten tashi!

Denoncuesja- Po ja pra, a më …?

Drejtori i A.SH.R-Po ça të them pra? Të emërova, ku të emërova?

Denoncuesja– Po mirë, pra!

Drejtori i A.SH.R- E mora te Skënderbeu, ik te Skënderbeu! Ku ka laborator.

Çështja nuk mbeti me kaq, por vajza iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë për këtë ngatërresë. Në këtë institucion iu premtua një vend pune në QSUT. Por si për ironi, as ky vend pune nuk ekzistonte.

“Kam shkuar urgjent në Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas rregullit kam bërë një ankesë me numër protokolli dhe më datë 28 kam patur një telefonatë dhe më kanë kërkuar që më 3 Janar të paraqitem për një pozicion të ri pune pasi ishte bërë ngatërresë herën e parë. Në pozicionin teknik imazherie, por këtë herë ishte në QSUT”.

Denoncuesja-Unë mund të futesha dhe në privat, por ja, jam rrugëve, që në janar.

Specialistja– Ç’të them unë…? Neve e kemi porosi, të të ndihmojmë! Dhe unë prandaj të them…

Denoncuesja- Unë s’kam mbajt shpresat k’tu, kam pasur rezultate.

Specialistja– Dhe unë prandaj të them, ishalla do Zoti, që ti e merr atë vërtetim, që je studente e ekselencës dhe ne të japim gjithë këtë bonus, që të dalësh e para në listë.

Denoncuesja- Unë studente jam, unë kam vuajtur dhe për 5-ën, kam dhe 10-ën edhe 9-ën, nuk e di, sa del mesatarja. Nuk më kanë vlerësuar as nga mesatarja. Di, që i kam marrë nota me djersë.

Specialistja- Ti the, që i kishe…

Denoncuesja-9.3 pra! (mesataren).

Specialistja- Po nuk e ve në diskutim atë muhabet!

Denoncuesja- Bachelori!

Specialistja– U thërrite ti, se nuk u përgjigjën ata!

Denoncuesja- Dhe, pse u thërrita unë, ka prapë problem.

Specialistja- Por ama ishte problemi i vendit, jo i yti! Problemi ishte, se rezultoi, se pozicioni i lirë, ishte teknik laboratori dhe jo teknik imazherie. Ky ka qenë problemi, që ka ndodhur me Q.S.U.T-në.

Denoncuesja- Tani gabimin kush e bëri? E bëri ministria apo kush i deklaron këto vende, se po më habisin?

Specialistja- Vendet i deklarojnë ata!

Denoncuesja- Kush? Në këtë rast Q.S.U.T-ja?

Specialistja-Po! Q.S.U.T-ja!

Pra, situata nuk mori zgjidhje. Vajza tregon se e ka mesataren e studimeve 9.3 dhe ka shumë kualifikime, por asgjë nga këto, nuk po i jep të drejtën për një vend pune.

Onkologjiku 8 muaj pa age 18, mjekët: shko në privat!

Një qytetare nga Tirana, tregon në emsionion “Stop”, se që nga muaji Korrik bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje e rëndë. Në biopsinë e parë nuk u përcaktua dot diagnoza, ndaj duhet të bëjë një të dytë. Por në spitalin onkologjik mungon age 18. Ajo interesohet në QSUT, por mjekët i thonë, se zgjidhja e vetme është privati. Por zonja në fjalë thotë, se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, të cilën ajo nuk e përballon dot.

Denoncuesja: Jam një qytetare nga Tirana, kam bashkëshortin sëmurë që nga muaji Korrik deri në këto momente që po flasim. Në fillim i erdhi si hemorragji nga stomaku, u mjekua pastaj dyshuan doktorët diçka në mëlçi. I bëmë biopsinë në muajin Shtator, nuk ja përcaktuan dot se s’kishin material, e shtruam në spital, por s’kishim krevat, me zor gjetëm krevat “me mik”. E morëm biopsinë, por nuk i doli tamam. Doktoresha, tha se duhet një biopsi tjetër po nuk gjendet age 18. E kemi lënë pa mjekim, pa kimio. Nuk dimë asnjë gjë fare. Dhe kjo nuk gjendet as në farmaci, në asnjë vend. Kam shkuar dhe në privat por atje kushton shumë, 400 Euro, nuk kam mundësi ta marr. Kush e shikon emisionin “Stop” ju lutem më ndihmoni.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisioni “Stop” janë pyetur punonjëset e spitalit.

Qytetarja: Jam e interesuar për atë agen 18 trucut-in, s’po gjej zgjidhje, ku të shkoj?

Informacioni: Shko tek Pali (mjeku), po dëgjo Linditën, kur vjen trucut-i thuaji!

Qytetarja: Po, shkova e pyeta.

Informacioni: E si të tha?

Qytetarja: Shko pyet këtu (tek informacioni) tha!

Informacioni: Me vjen keq. Tricut- in e ka ai, dhe ai atë po më thoshte, mos më shkrua trucut, se s’kam. I bëjmë punët më të qarta, vjen këtu ai dhe sqaroja, se skam çtë të bëj unë, më kupton?

Mjeku: Pa gjetur agen është e kotë.

Qytetarja: Po si do ja bëjmë?

Mjeku: Ku di unë? Mos më ver mua ti në pozitë? Unë jam gati të të mjekoj gjithë ditën. Nëse gjen këtë, që nuk ka. S’është kjo.

Qytetarja: Po se patët ju, ku ta gjej unë?

Shefja e spitalit: Tani, kur nuk ka, çfarë ka me bë?

Qytetarja: Po ka 7 mauj ore, më vjen keq tani, ka që në Shtator.

Mjeku: Pusho njëherë. E para nuk bërtitet në korridor, hajde tek puna, të kam sqaruar nuk flitet kështu.

Mjeku: Për hir të strukturës që do të bëhet shpimi me hekur, nuk kemi nga ajo që duhet për mëlçinë e zezë. Sa të na vijë, ti ke lënë një numër telefoni dhe do të kontaktojmë. Në farmacitë që unë isha, akoma nuk kemi asnjë konfirmim, për mëlçinë, nuk e kemi.

Shefja e spitalit: Nuk është gjilpëra, që po të shpjegon doktori. Për të marrë këtë material në mëlçi. Në momentin që do të vijë unë e kam numrin tuaj.

Qytetarja: Masa ka qenë 8 cm dhe ka vajt 18 cm, ai nuk ka shpëtim.

Shefja e spitalit: Atëherë o zonjë, atëherë shko në privat dhe kryej punë, se shteti nuk ka. Nuk ka pra, çfarë të bëjmë?

Qytetarja: Ai (kryeministri) thotë i ka të gjitha shteti, S’mungon gjë.

Shefja e spitalit: Kush thotë?

Qytetarja: Televizori ashtu thotë.

Mjeku: Mos na bëj politikë!

Shefja e spitali: Ne nuk merremi me politikë, ose duro deri sa të vijë…ose shko nëse e ke urgjente shko në privat, ne nuk ta zgjidhim dot.

Rasti i zonjës që denoncon mungesën e medikamenteve në spitale nuk është i vetmi që është trajtuar nga emisioni “Stop”. Mungesa e medikamenteve tek onkologjiku është gjithmonë prezente.


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori