Stop – Emisioni 135 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 135 (sezoni 6)

21:02 12/03/2021

Hitparade i absurdit shqiptar.

Një furgon, që transporton nxënës shkolle në Pogradec, është i tejmbushur. Në lumin Drin nuk reshtin shkarkimet e ujrave të zeza dhe ndotja. Në Shkodër fabrika e aluminit shkakton ndotje mjedisore. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Beri 10 vjet burg e kerkon shtese pensioni, nuk gjenden dokumentet.

Jemi në Tiranë, pasi ankesa e rradhës na vjen nga zoti Demir Abazi. Ai tregon, se ka qenë ish i dënuar politik për tradhti ndaj atdheut, pasi nënë vitin ‘67 është arratisur nga Dibra drejt Maqedonisë. Është kapur dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i  ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spac, ku ka bërë punë të detyruar si minator. Për shkak të kësaj pune, i janë zbritur ditët e dënimit dhe në total ka bërë 9 vite e 2 muaj, që vërtetohet edhe në arkivë. Meqënëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata, që kanë qenë minatorë, Demiri ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.Në këto kushte i është drejtuar me shkresë Ministrisë së brendshme, Ministrisë së drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.Avokati Spartak Ngjela shpjegon, se e vetmja mënyrë e zgjidhjes, është zhvillimi i një gjyqi, pasi dokumentat dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden. Është nxjerrë ligji për pagesën e dyfishtë, por punët me pagesë nuk shkruheshin. Ngjela thotë, se qeveria duhet t’ua njohë punën të gjithë ish të burgosurve politikë, pasi në këto burgje askush nuk ka ndenjur pa punuar.  

Fushe-Kruje/ E paralizuar qe ne lindje, pas 20 vitesh i heqin kemp e kujdestari.

Jemi në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës, në familjen Dobrozi, pasi Elona 38 vjec, e cila është paralizuar që në lindje, ka një problem me pagesën e kempit. Gjyste Dobrozi, nëna e Elonës, tregon se prej më shumë se 20 vitesh, ajo përfiton pagesën e kempit si paraplegjike dhe prej 12 vitesh ajo vetë përfiton kujdestarinë për vajzën. Si cdo vit kanë bërë rinovimin e letrave në muajin prill 2020, por në muajin tetor i është ndërprerë pagesa e kempit dhe kujdestaria. Në njësinë administrative dhe në Tiranë i thonë, se dosja është duke u verifikuar.Prej tetorit 2020 Gjystja dhe Elona janë pa asnjë të ardhur, megjithëse vajza ka nevojë për ilace dhe terapi.Në njësinë administrative të Thumanës na thuhet, se dosja ka shkuar në Kemp EPROR, pasi ka dalë me divergjenca.







Të ngjashme