Stop – Emisioni 147 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 147 (sezoni 5)

21:02 24/03/2020

Mesazhet per situaten e koronavirusit, nga Gramoz Ruci te Juri Kim.

Në Shqipëri numri i personave të konfirmuar me koronavirus ka arritur në 123, por numri real mendohet të jetë shumë më i madh.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, në një mesazh për situatën, njoftoi, se komisionet parlamentare do të nisin nga puna on line këtë javë.Kryeministri britanik Boris Johnson duket se ka hequr dorë nga teoria e imunitetit të turmës dhe ka shpallur regjimin e lockdoën në vendin e tij.Ëuhan, epiqendra e koronavirusit në Kinë, hapet në 8 prill, duke dalë kështu nga izolimi disa mujor.Mes morisë së mesazheve për masat ndaj situatës së koronavirusit është edhe ai i ambasadores amerikane Juri Kim. Diplomatja shprehet, se prindërve e gjyshërve tanë iu kërkua të shkonin në luftë për të vdekur, ndërsa ne po na kërkohet të rrimë në shtëpi për të jetuar.

Skandali/ Vetevritet ne qeli i akuzuari per vjedhje, qe kurohej per skizofreni.

Në dhjetor 2019 Bilbil Hasani, akuzohet për një vjedhje ordinere në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati nr. 4, konkretisht OPGJ Geranda Gjeta.Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin, se Bilbil Hasani vuante nga crregullime mendore. Në këto raste personat procedohen me masë më të lehtë, ose shtrohen në spitalin e burgut.Në këtë mënyrë, Bilbili u vetëvra në ambientet e paraburgimit 313.Avokatja e caktuar kryesisht, Vjollca Pustina, konfirmon faktin, se OPGJ Geranda Gjeta ka qenë e informuar për diagnozën e skizofrenisë së Bilbilit dhe e ka paraqitur këtë fakt. Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë, se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta tregon, se ky fakt është bërë i ditur edhe mjekja, që ndiqte Bilbilin, Valentina Asabella. Në një komunikim me Stop, OPGJ Gjeta thotë, se nuk kishte dijeni për epikrizën e Bilbil Hasanit, por faktet e dokumentat tregojnë të kundërtën, që cdo gjë ka qenë në dosjen e tij.Por edhe gjykata e shkallës së parë, edhe ajo e Apelit e lanë Bilbilin në qeli.

Audio-regjistrimi/ gjyqtaret mesojne skizofrenine e Bilbil Hasanit, e lene ne burg.

Gjykata e Apelit në kryeqytet thellon skandalin në rastin e Bilbil Hasanit, duke lënë për të vendimin e shkallës së parë, pra arrestin me burg. Stop ka siguruar regjistrimin e seancës gjyqsore në Apel, ku faktohet, se trupi gjykues ishte në dijeni për sëmundjen, por në mënyrë të cuditshme la në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg” për veprën penale “vjedhje e lehtë”. Edhe institucioni i paraburgimit 313 dyshohet, se mund të keëe manipuluar ngjarjen, që u quajt vetvrasje. Bashkëshortja e Bilbilit tregon, se ai kishte patur konflikte me dy te burgosur të tjerë, duke e vënë në dyshim versionin zyrtar të vetëvrasjes së Bilbil Hasanit.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi