Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Si në cdo mbyllje të sezonit televiziv, në emisionin e fundit sjellim momentet më pikante, që kanë shkaktuar të qeshura të papërmbajtshme në studio.Evi Kokalari përplaset me gratë në PD. Një punëtor ndërtimi i hipur në shkallë, mban celësin me të pasme. Vajzat tona lyhen komplet me make up. Macja pi te qeni. Presidenti Meta përgenjeshton vetveten, duke thënë, se është ngatërruar kushtrimi me kushtoren. Janë këto momentet që e kanë cuar në një nivel tjetër humorin në studion e “Stop”.

Stop/ kur të qeshurat në studio nuk përmbahen

Në një provë recitimi, Klaudia kujton vjershën e fëmijërisë “mace mace pis pis pis. Genti tregon, se kur luante i vogël me karrocë me kuzhineta e bënte kanatiren si xhubletë.Cilat janë vlerat ushqyese të preshit, për të gjithë ata, që nuk i dinë.Aritmetika e velinave tona le për të dëshiruar që te tabela e shumëzimit.

Për shkak të një problematike të trajtuar për vjedhjen e karburantit nga mjetet zjarrëfikëse, në studio diskutohet me humor, sesi vidhet nafta me tub. Vajzat tona mësojnë të bëjnë brumë në studio, ndryshe nga një zonjë, që kishte blerë brumatrice dhe ankohej, se nuk i punonte.Në botë ka nisur përhapja me ritme të shpejta e lisë së majmunit.