Stop – Emisioni 155 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 155 (sezoni 6)

21:02 09/04/2021

Gatimet e cuditshme/ Sa i njohin qytetaret shqiptaret dhe si i gatuajne.

Shumë fëmijë janë filmur ng prindërit e tyre, ndërsa kërcejnë e argëtohen me emisionin “Stop”. Klintoni i bërë si kuzhinier,ka pyetur qytetarët për gatimet e cuditshme të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor për gjellë të njohura e të panjohura nga qytetarët.

Skandali/ Kavaja pa okulist, okulisti i shkolluar ne Moske, pa pune.

Në 26 mars transmetuam një denoncim për mungesën e një mjeku okulist prej 6 muajsh në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Kavajës.Të gjithë qytetarët e Kavajës, që kanë probleme me sytë, drejtohen në Durrës ose në Tiranë. Zëvendësdrejtori i spitalit rajonal Kavajë, tha, se është shpallur vendi vakant, por nuk ka okulistë në qytet.Por në fakt jemi rikthyer, pasi situata është e ndryshme:Florent Veliu, i shkolluar në Moskë, prej 6 muajsh ka bërë kërkesa për punësim, por kërkesat e tij nuk merren parasysh.Nëndrejtori i spitalit Agron Beu, nuk pranon të flasë për këtë cështje dhe as për faktin, se gënjeu ditë më parë.Këtë herë i thotë gazetares, që të shkojë te juristi.Në sektorin e burimeve njerëzore, pas këmbënguljes së gazetares, thonë, se për vendin vakant ka patur vetëm një kërkesë dhe e kanë adresuar në institucionet përkatëse.

Kavaje/ Stop dhe Fundjave ndryshe bejne me shtepi familjen Plaku.

Jemi ndalur në Kavajë për të treguar historinë e familjes Plaku. Kryefamiljari ka ndërruar jetë, duke lënë bashkëshorten dhe katër fëmijët. Familja është me origjinë nga Dibra, por jeton me qira në Kavajë, në një banesë me kushte skandaloze dhe gjithë lagështirë.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë mundësuar një shtëpi të re për familjen Plaku.Pas kësaj historie me fund ë lumtur,ndalemi në familjen Tafani, në fshatin Gjolen, Komuna Kajan, Belsh.Genci dhe Suzana Tafani kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.Fëmijët kanë vetëm një dëshirë: të kenë një krevat të ngrohtë e një çati të sigurt. Një problem i lindur në këmbë, e ka bërë Gencin, kryefamiljarin, të pamundur të kujdeset për familjen e tij. Edhe Suzana, një prej veshkave e ka jo funksionale dhe shëndeti i saj është i rënduar. Shtëpia e tyre është në gjendje të pabanueshme, ndaj kërkojnë një banesë, ku të fusin kokën.







Të ngjashme