STOP – EMISIONI 167 (SEZONI 4) – TV KLAN

STOP – EMISIONI 167 (SEZONI 4)

Emision: 23.04.2019

Demagogjia e udhëtimit me libër/ përbetimi bindës Kryemadhit.

Nisma e ministres së kulturës Elva Margariti, që në Ditën Ndërkombëtare të Librit, do të udhëtohej falas në autobusët urbanë të kryeqytetit, nuk ka gjetur zbatim. Gazetarët e “Stop” provuan të udhëtojnë me libër në vend të biletës, në linjën e Kombinatit, Unazës së Re dhe Uzinës së Autotraktorëve, por iu desh të paguajnë, si në ditët e zakonshme.

Kombinat- Kinostudio

Gazetarja: Nuk paguhet biletë, është dita e librit

Gazetarja: E sigurtë?

Fatorinoja: E sigurtë!

Gazetarja: Të interesohem unë?

Fatorinoja: Ti të interesohesh! S’di gjë fare, s’më ka thënë njeri gjë.

Uzina Autotraktori

Gazetarja: Është dita e librit sot!

Fatorinoja: Ça është ajo?

Gazetarja: Është dita e librit sot!

Fatorinoja: Ç’punë kam me librin unë? Librin e kanë ato të tjerët, jo unë. Mua më kërkohet norma në drekë.

Gazetarja: Kush e ka librin?

Fatorinoja: S’di gjë unë, po vazhdojmë me lekët n’punë time.

Fatorinoja: Apo jo? Kaq kam për detyrë me t’thon, me u anku. M’ka mor lekët.Po t’mos e kem me normë, po.

Unaza e Re

Fatorinoja (me shenje jo jo)

Gazetarja: Jo?! Po a është dita e librit sot?

Fatorinoja: Nuk dimë gjë!

Gazetarja: S’ju kanë thënë gjë juve?

Fatorinoja: Jo!

Sarandë, skandali i bashkisë, jep leje ndërtimi në shkelje ligjore.

Në Mars të vitit 2019 Bashkia e Sarandës jep një leje ndërtimi për shtesë objekti, ku kjo e fundit është edhe një herë më e madhe se objekti ekzistues. Për objektin e ri nuk është respektuar distanca prej 15 metrash nga pallati 6-katësh kufitar. Një prej banorëve, Kreshnik Hoxhaj, thotë, se jo vetëm rrezikohet jeta e 30 familjeve, por ndërtesa e re, bllokon fare dritën e pallatit ekzistues.

Kreshnik Hoxhaj: Është dhënë në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia. Kur sot ke një ndërtim pa leje, një tokë e askujt dhe bëhet tokë e dikujt. Ne po e bëjmë publike sot që këto gjëra të shikohen, sepse kjo bije “erë” jo vetëm shpërdorim detyrë, por edhe shumë gjërave të tjera dhe nuk besoj se kjo nuk është e vetmja. Unë jam pronar i një banese në Sarandë, të një pasurie, pranë detit. Arsyeja e drejtimin ne emisionin “Stop” është se këtu po bëhet ndërtimi i një hoteli dhe shumë afër objektit tonë dhe cënon qëndrueshmërinë e objektit dhe ne mund të kemi çarje të objektit tonë. Personi Nexhip Sulejmani ka marrë një leje ndërtimi, jo konform rregullave dhe ligjeve. Është shkelur e gjithë rregullorja e Urbanistikës. Atij i është dhënë një leje ndërtimi 5.4 metra larg nga kufiri i pronësisë së tij dhe 7 metra nga objekti jonë. Mesa duket nga ana ligjore ata nuk e kanë llogaritur farë që ekziston një objekt 6 kate, këtu janë 20 apartamente ndoshta më shumë. Distanca duhet të ishte 14 -15 metra larg. Ky objekt është i gjithi me dokumenta. Unë jam i fushës, inxhinier zbatimi, dhe nëse shikoni hapjen e themeleve është skandaloze. Nuk e kuptoj sesi në vitin 2019 jepen leje për ndërtimin e objekteve të tilla nga bashkia e Sarandës që jep leje të tilla dhe lejon ndërtimin e këtij objekti pa një projekt që të ruajë qëndryueshmërinë e objektit tonë.

Në Hipotekën e Sarandës mësojmë, se për shkak të problematikës, KLSH ka bërë urdhër kufizimi për objektin në tetor 2018, gjë që do të thotë, se bashkia nuk duhet të jepte leje ndërtimi. Ndërsa në bashki, nuk japin shpjegime për këtë ngërç.

Stopi- Jemi të interesuar në lidhje me pasurinë 18/328 ZK 8642 në pronësi të z. Nexhip Sulejmani. Si është regjistruar kjo pronë? Nga e ka origjinën?

Juristja, Hipoteka Sarandë- Origjina e kësaj prone është një truall nga Bashkia, kontratë shit-blerje.Nexhip Sulejmani është pala e dytë. Fillimisht është blerë nga Robert Maci, pastaj është bërë transaksion tek Nexhip Sulejmani.

Stopi- Çfarë statusi juridik ka kjo pronë? Kemi kufizime në seksionin E të hipotekës Sarandë.

Juristja, Hipoteka Sarandë- Aktualisht ka kufizim. Në bazë të rekomandimeve të KLSH-së, kanë lënë rekomandim masën e kufizimit për këtë pasuri.

Stopi- Çfarë date mban ky kufizim nga KLSH?

Juristja, Hipoteka Sarandë- Po në bazë të urdhërit 19 48 datë 26.10.2018, mbi këtë pasuri është vendosur masa e kufizimit, në bazë të rekomandimeve të KLSH-së.

Punonjësi i Hipotekës Sarandë- Që të kuptoni, se pse KLSH-së s’i ka ardhur historia e kësaj. Bashkia Sarandë ka dhënë toka, ka dhënë troje, të cilat KLSH i ka kapur në shkelje, për mënyrën, si janë shitur nga Bashkia.

Stopi- Tani KLSH, pse e solli këtë masë kufizimi?

Punonjësi i Hipotekës Sarandë- Arsyeja, këto janë kontratat e shit-blerjes, po këto nga Bashkia. Shiko! Bashkia Sarandë, kur filluan u komplikuan pak gjërat, u shtrënguan, nuk lëshonte më kontrata shit-blerje. Kupton?

Stopi- Tani, ne kemi konfirmuar në hipotekë, që kjo pronë, ka qënë e kufizuar nga KLSH, që në 2018-ën. Në bazë të gjithë procedurave të urbanistikës dhe dhënies së lejes, një nga pikat kryesore, është, që kartela e pasurisë duhet të jetë e rifreskuar e 3 muajve të fundit. D.m.th, si është dhënë kjo leje, kur ndërkohë, ai e ka pasur të kufizuar? Kjo është pyetja e vetme.

Zëdhënësi, Bashkia Sarandë, Thoma Goga- Të flas me juristen unë, që e ka trajtuar këtë problem. Presim pak ëëëë…,presim pak!

Stopi- Patjetër! Po e marrim dot sot ne prononcimin?

Zëdhënësi, Bashkia Sarandë, Thoma Goga- Po kjo është ideja, me shkrim!

Stopi- Me shkrim do ta marrim përgjigjen? Gjithmonë me shkrim këtu?

Emisioni “Stop” bëri një shkrese zyrtare ndaj Bashkisë së Sarandës lidhur me problematikën që po trajtohet.

Denoncuesi- Ju çfarë jeni?

Inxhinieri i Urbanistikës-Inxhinier!

Denoncuesi- Keni dhënë një leje ndërtimi këtu tek Nexhip Sulejmani dhe është komplet jashtë kritereve të urbanistikës. Ku jeni bazuar? Jo! Kjo, e parë e punës, nuk keni respektuar distancat, se kemi bërë dhe një replikë, keni marrë nenin 35, jo nenin 34 të Ligjit 408, ku keni marrë distancën nga kufiri dhe jo duke marrë parasysh, që është një 7-katësh aty. Duhet të ishit 15-16 m larg, ndërkohëqë është 5-6 m larg. E para, e dyta, keni bërë një shtesë, e keni quajtur shtesë, një volum, që është 4-fish i objektit ekzistues. A mund të quhet shtesë ai dhe në një parcelë të re? Pavarësisht, që është pronësia e Nexhip Sulejmanit! Si i keni gjykuar këto? A nuk është një shkelje nga ana juaj? Si ju duket?

Inxhinieri i Urbanistikës- Nuk e di, si të mendoj, sepse nuk jam marrë unë me këtë dosje…

Denoncuesi- Më fal! Çfarë detyre keni këtu?

Sekretaria Teknike-Unë jam sekretari teknik, arkitekt!

Inxhinieri i Zyrës Urbanistike në bashkinë e Sarandës e heq përgjegjësinë nga vetja, edhe pse është ai personi që ka zbardhur lejen. Nga ana tjetër firma e ndërtimit, që ka aplikuar për lejen, “Alb Beton”, nuk ka Nipt. Nipti i publikuar nuk ekziston në QKB. Këtë e vërteton edhe arkitekti i zyrës teknike në bashkinë e Sarandës. Shkelja tjetër është falsifikimi i hartës së pronës dhe kjo vërtetohet në hipotekën e Sarandës

Denoncuesi- Është dhënë një leje ndërtimi nga Bashkia Sarandë tek Nexhip Sulejmani. Aty janë shkelur kriteret urbanistike me të dyja këmbët. Këtu është një firmë ndërtimi, e cila ka një NIPT, që nuk ekziston. Lëshimin e kësaj leje ndërtimi për Nexhip Sulejmanin dhe subjekti ndërtues “Alb Beton sh.p.k NUIS” vazhdon këtu i cili nuk ekziston. Merre këtë “NUIS”, fute tek QKB-ja dhe nuk ekziston!

Sekretaria Teknike- Ajo mund të jetë një lapsus, sepse ID-ja është njësoj…

Denoncuesi-Jo, më fal, më fal! Çfarë Nipti ka paraqitur ai, meqë ke dosjen?

Sekretaria Teknike- Po do ta nxjerrim edhe Niptin mo, nuk është ndonjë problem, për ta tërhequr nga tatimet Niptin.

Denoncuesi- Nuk ekziston ky Nipt ( S’ke ku e nxjerr tek tatimet). Futu,futu, QKB e ke online tani, ëëëë…

Sekretaria Teknike- Ajo është problemi i tij, s’është problemi…

Denoncuesi– Ju nuk e keni Niptin…

Sekretaria Teknike-Ne vetëm licensa na duhet.

Denoncuesi- Se Nipti nuk ju duhet ëëë…?

Sekretaria Teknike- Ne, si urbanistikë, jooo…, ata, që e kontrollojnë në terren, po!

Denoncuesi- Kush e kontrollon këtë?

Sekretaria Teknike- Inspektoratet!

Certifikata e pronësisë që është dorëzuar në bashkinë e Sarandës për dhënin e lejes nuk është e rifreskuar por është përdorur certifikata a e dhënë para një viti . Harta treguese e kësaj pasurie dhe kufitarëve të saj është e falsifikuar se janë zhdukur në mënyrë të pakuptimshme disa pasuri.

Specialisti, Hipoteka Sarandë- Harta është kështu, nuk ka hartë të tillë, harta vazhdon kufiri këtu…

Stopi- Është firma jote kjo?

Specialisti, Hipoteka Sarandë- Po dhe unë s’e kam lëshuar hartën kështu, se unë s’mund ta lëshoj me copë. Harta është e tillë.Që të fshij unë pasuritë nga harta, duhet të vete në burg. Nuk fshij pasuritë, kjo është hartë e trukuar, nuk e lëshoj unë këtë hartë me firmën time!

Stopi- Nuk e keni lëshuar ju këtë?

Specialisti, Hipoteka Sarandë-Unë e kam lëshuar hartën, kjo është firma ime, por jo në këtë formë, që të kuptohemi.

Kreshnik Hoxhaj: Unë personalisht kam bërë nja kallëzim penal në policinë e Sarandës ose ata janë nëshpërdorimi e detyrës ose zotëria është duke ndërtuar pa leje. Por në të gjitha rastet këtu kemi shkelje dhe atë duhet ta gjejë Prokuroria.

Pa Nipt e me hartë të falsifikuar, si u mor leja e ndërtimit në Sarandë.

Inxhinieri i Zyrës Urbanistike në bashkinë e Sarandës e heq përgjegjësinë nga vetja, edhe pse është ai personi që ka zbardhur lejen.Nga ana tjetër firma e ndërtimit, që ka aplikuar për lejen, “Alb Beton”, nuk ka Nipt. Nipti i publikuar nuk ekziston në QKB.Këtë e vërteton edhe arkitekti i zyrës teknike në bashkinë e Sarandës.Shkelja tjetër është falsifikimi i hartës së pronës dhe kjo vërtetohet në hipotekën e Sarandës.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*