Doreheqja e Bashes/ Artistja shqiptare ben parashikimin.

Pas humbjes në zgjedhje dhe kërkesave për dorëheqje të kreut demokrat Lulzim Basha, aktorja dhe këngëtarja e njohur Rita Ndoci është shprehur në facebook. Përmes një statusi ajo ka shkuar, se Basha nuk heq këpucët, kur gatuan, e jo të presësh të dorëhiqet.Gjatë fushatës elektorale Basha u shfaq në një video, duke gatuar në shtëpi i veshur me këpucë.

Guximtar Boci nga fajtor ne viktime, manipulimi i dosjes per ngacmuesin seksual.

Në tetor 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një shtetaseje, në këmbim të ndërhyrjes për një proces gjyqësor, që ajo kishte në këtë gjykatë.Por procesi ndaj zotit Boci po manipulohet. Cështja u mor në dorë nga prokurorja e Krimeve të Rënda Pranvera Pustina, e cila tentoi të nxirrte të pastër ish-gjyqtarin.Kjo prokurore ishte në dijeni, që laboratori i Policisë Shkencore nuk ka kapacitet për një akt-ekspertimi të zërit, ndaj duhet ta kishte dërguar audion e publikuar nga “Stop” në një laborator. Linja favorizuese për Guximtar Bocin vazhdon me vëllain e prokurores Pustina, anëtar i KLD-së, Gerd Hoxha. Ai përdori justifikimin e mungesës së akt-ekspertimit të zërit, për të pezulluar hetimin e KLD-së.Si për koicidencë edhe në Fier, cështjen Boci e merr prokurorja Elida Hoxhaj, e cila pa pyetur asnjëherë zonjën e ngacmuar nga Guximtar Boci, apo deshmitaren gjyqtaren Blerta Cibuku, si dhe pa akt-ekspertimin e zërit e pushoi dy herë rradhazi këtë cështje, madje edhe duke gënjyer në ankimin e saj pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.”Stop” kohë më parë bëri vetë një akt-ekspertimi akustik, që provoi, se zëri në regjistrim ishte i Guximtar Bocit, por kjo provë e re, nuk u administrua kurrë.Në të kundërt për dëmin shëndetsor, vlerësuar nga Evald Jaho, Guximtar Boci kërkon edhe dëmshpërblim në vlerën 500 milionë lekë të vjetra.

Fund i lumtur/ Stop bashkon babain me djalin, qe i kishte vdekur e ema.

Në tetor 2017 transmetuam rastin e dhimbshëm të familjes Patozi nga Kurjani i Fierit.Pas vdekjes së nënës së Aleksandrosit të vogël,gjyshërit nga nëna e marrin djalin 40 ditësh dhe nuk ia kthejnë babait Ajet Patozi. Gjithcka u bë me ndihmë nga Gjykata e Beratit dhe psikologja Bruketa Zoto.Apeli Vlorë, duke marrë pasasysh gjithë situatën dhe duke gjykuar në themel përsëri cështjen, konkludoi, se fëmija duhet të rrijë me babain, pasi rritja e tij me gjyshërit, do të ishte negative në formimin e personalitetit normal të 4 vjecarit. Por një kërkesë e gjyshërve Tana në Gjykatën e Lartë për pezullimin e veprimeve përmbarimore, bëri, që psikologët të shprehen, se rritja e djalit me gjyshërit, është e rrezikshme për të. Sot babë e bir janë në Greqi, pas një procesi shumë të gjatë. Ajeti dhe Aleksandros përshëndesin nga Greqia dhe falenderojnë emisionin “Stop”, si mbështetje, që ata të dy janë bashkë.