STOP – EMISIONI 183 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 183 (SEZONI 4)

21:02 15/05/2019 Yzberisht, pallati pa parmakë në shkallë e pa ashensor prej disa vitesh.

Asllan Himallari, administrator i një pallati me 4 hyrje në Yzberish denoncon faktin, se rreth 180 familje dhe 60 biznese në këte pallat, vuajnë mangësi të tilla si :mungesa e parmakëve të shkallës, dyert e pallateve të nxjerrin në tarracë të bllokuar, mungesën e fikseve të zjarrit apo njërit ashensor.Pallati është ndërtuar në vitin 2015 nga “Aleksandros shpk” me administrator Arben Isufin.Në bashki banorëve u kanë treguar derën e gjykatës, ose mangësitë t’i plotësojnë vetë.Vetë administratori i pallatit thotë, se pallati është dorëezuar prej vitesh e nëse ka ankesa, lë t’i parashtrojë në një takim administratori i pallatit.

Korcë, emërimi fantazëm, prej 1 marsit në bodero, por nuk shkon në punë.

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një denoncim për inspektorin Hysen Gjikola në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Korçë, i cili është emëruar në këtë detyrë më 1 Mars 2019, por nuk paraqitet në punë. Pavarësisht se nuk ka shkuar në punë që nga dita e parë kur mori detyrën, paga i kalon normalisht në llogari.

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi drejt Korçës dhe shkoi në këtë institucion për të marrë disa përgjigje. Aty takohet me rojen e institucionit dhe e pyet nëse e njeh inspektorin Hysen Gjikola.

Roja: Çfarë kishe?

Stopi: Si kalove?

Roja: Mirë!

Stopi: Ju jeni roja këtu?

Roja: Po!

Stopi: Hysen Gjikola, këtu punon? Është inspektor i pyjeve, se jam i interesuar, që ta takoj.

Roja: Po s’e di unë, s’e njoh! Ja të pyesim brenda!

Stopi: Ok!

Roja: O Erjon, Erjon….( i flet inspektorit) Thjesht na duhet një inspektor, një Hysen…

Stopi: Gjikola!

Roja: Gjikola!

Stopi: I pyjores!

Inspektori: Nuk e njoh!

Stopi: S’e ke idenë fare? Se më kanë thënë që punon këtu.

Roja: Inspektor ishte dhe ai.

Stopi: Nuk e njihni këtë? Çfarë bëhet?!

Në institucion nuk kanë dijeni për inspektorin Gjikola. Gazetarja e emisionit “Stop” pyet disa kolegë të inspektorit të cilët thonë se e kanë dëgjuar si emër dhe si emërim, po nuk e kanë parë kurrë. Më pas, emisioni “Stop” u interesua edhe në zyrën e protokollit dhe të burimeve njerëzore. Aty mësuam se z.Gjikola figuron në listë-pagesat e institucionit.

Gazetarja: Keni një urdhër emërimi të këtij personi?

Zyra e protokollit: Kemi! Marrëdhëniet financiare fillojnë në datën 1 Mars.

Gazetarja: Nga ana e dokumentacionit z.Gjikola është i emëruar?

Zyra e protokollit: Po!

Gazetarja: Por realisht nuk ndodhet këtu sepse ne nuk e kemi gjetur.

Zyra e protokollit: Tani nuk e di… Burime njerëzore nuk ka këtu, mungon financieri. Është vetëm i komanduar nga Tirana. Juristi prapë nuk është, edhe ai nga Tirana.

Gazetarja ju drejtua më pas zyrës së kryeinspektorit, Umberto Toshi, i cili nuk ndodhej aty. Nga punonjësit mësojmë se ndodhej në Tiranë për mbledhje.

Kurse në takimin me shefin e sektorit të Inspektoriatit, Erjon Çelemeni, ky i fundit refuzoi që të jepte përgjigje për inspektorin Hysen Gjikola dhe i tha gazetares që të bënte një kërkesë zyrtare me shkrim për të marrë përgjigje.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Për çdo gjë drejtohu me shkrim, të regjistrohet në protokoll dhe do kthehet përgjigje brenda afateve ligjore. Listë-prezencën nuk e vë dot në dispozicion.

Gazetarja: Ndoshta ai nuk ka ardhur këtu…

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Këtë e mendon ti…

Gazetarja: Po ma hiq dyshimin, ma vërteto.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Tani unë të thashë, bë shkresën zyrtare, protokolloje dhe do kthehet përgjigje për çfarë kërkon.

Gazetarja: Si mund të paguhet një person i cili nuk vjen?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Nuk e di këtë…

Gazetarja: Nuk e ka penalizuar z.Gjikola fakti që ka qenë në listën e të korruptuarve nga Ministria e Drejtësisë si ish-punonjës i Task-Forcës?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Më tepër nuk të them dot gjë. Nuk të jap dot informacion.

Në kushte të tilla, gazetarja e “Stop” dërëzoi një kërkesë me shkrim në zyrën protokollare për të marrë informacion nëse inspektori Hysen Gjikola ka ardhur në punë në këtë institucion, pavarësisht se rroga i kalon.

Gramsh, Ersekë, Kurbin, Pallati i Kulturës i ngjan një strehe vorfnore.

Emisioni “Stop” është ndalur në gjendjen e disa pallateve të kulturës në disa rrethe.Ky institucion është në gjendje të mjeruar në Gramsh, me lagështirë, pa dyer e dritare e që rrezikon të bjerë.Në bashkinë e Gramshit pranojnë problemin dhe thonë, se do të ndërhyjnë, që të paktën të mos rrezikohet jeta e punonjësve.Në Ersekë pallati i kulturës ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Për ngrohje as që bëhet fjalë dhe aktivitetet duken luks në këto kushte. Edhe në Kurbin, ngrehina që quhet pallat kulture, vetëm institucion kulturor nuk duket.Kati i dytë i është dhënë Ëord Vision për nevojat e veta. Bashkia ngre supet, edhe pse pranon, që situata është alarmante.

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI