C’do benit me nje milione dollare? Pergjigjet e qytetareve per te mos u humbur.

Cfarë do të bënit sikur të kishit 1 milionë dollarë. Kjo është pyetja, me të cilën, Klintoni u është drejtuar qytetarëve. Në përgjigjet e tyre nuk mungojnë humori dhe batutat, për “pasurinë” e papritur, që u ofrohet si mundësi.

 Pogradec/ Shet kalin me deklarate noteriale, por tregtari nuk i jep parate.

Jemi në Pogradec, pasiXhelal Agolli tregon, se në muajin shtator i ka shitur një tregtari një kalë të stërvitur për 750 mijë lekë të vjetra. Gjithcka është dokumentuar me një deklaratë noteriale te noterja Burbuqe Sala. Në këtë deklaratë thuhet, se akti përmban titull ekzekutiv dhe shuma duhet shlyer për 60 ditë. Por paratë nuk janë kthyer as pas 6 muajsh. Përmbaruesi i thotë, se tregtari borxhli nuk ka pasuri, ndërsa që të hapë gjyq, vetëm avokati do 500 mijë lekë të vjetra. Ne kemikomunikuar me tregtarin Ervin Doda, cili thotë, se tregtia i ka këto situata, por lekët do i kthejë për 10 ditë.Ervini thotë, se kalin e ka shitur për 550 mijë lekë, para që i ka mbajtur vetë. 

Solidariteti/ Stop e Fundjave ndryshe bejne me shtepi familjen Koka ne Durres.

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë qenë sërish pranë njerëzve dhe familjeve në nevojë. Shumë familje në njësinë administrative Zall-Herr janë ndihmuar me ushqime e veshmbathje.Edhe në Tiranë “Stop” dhe Fundjava u janë gjendur disa familjeve në nevojë.Prej më shumë se 1 viti familja Koka jetonte në çadër, pasi shtëpia i doli e pabanueshme prej tërmetit. Kryefamiljari Nuredin Koka është diagnostikuar me tumor në këmbë dhe shëndeti i tij u rëndua, gjatë kohës, që qëndronin në çadër. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë Philip Morris i dhuroi familjes Koka një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Vec kësaj fondacioni  “Fundjavë Ndryshe” do të përkujdeset edhe për ndjekjen mjekësore të Nuredinit, si edhe sigurimin e një pune për Lumturien.