Stop – Emisioni 225 (sezoni 4)

Stop – Emisioni 225 (sezoni 4)

21:02 12/07/2019

Hitparade i absurdit shqiptar.

Shumë fëmijë shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të botës, janë filmuar nga prindërit e tyre duke kërcyer me fllonxat e “Stop”.Në linjën e autobusëve Golem-Plepa, qytetarët janë ngjeshur në mes të vapës. Në Nishulla të moshuarit presin në rradhë me orë për të marrë pensionin. Në plazhin e Golemit plehrat janë shndërruar në vargmal. Në Sarandë, qeset e zeza të plehrave janë derdhur nga kazanët e kanë dalë në rrugë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Denoncimi/ toka në Rinas pre e shkeljeve ligjore dhe korrupsionit.

Ali Muja, pronar i 5600 m2 tokë në Rinas, tregon, sesi është përballur me lukunine e personave të veshur me pushtet, për t’i marrë pronën.Avokati i tij Baftjar Rusi, shpjegon gjithë anën ligjore, cfarë absurdi ka ndodhur në këtë rast, që shoqërohet edhe me korrupsion.Problemet kanë nisur që në vitin 2004, kur Aliut fillimsht i prishën lokalin në tokën e vet, lokal, që e kishte me leje, që në vitin 1991 . Aliu e fitoi gjyqin dhe fitoi dëmshpërblim në shumën e 125 milionë lekëve. Në vitin 2005 shefi i policisë së Rinasit në atë kohë, Safi Sadria, pa vendim gjykate apo shkresë zyrtare, prish parkimin e Ali Mujës.

Në 2014-ën TIA hap një gjyq, ku kërkon, që të prishet një kioskë në pronën e Aliut, me pretendimin, se prona e Aliut, hyn në zonën e kufizuar. Por faktet në terren flasin ndryshe.Avokati Rusi tregon shkeljet ligjore të këtij procesi.

Fier/ fiton në “mësues për Shqipërinë”, por punësohen të tjerët.

Denoncimi i rradhës vjen nga Fieri dhe lidhet me portalin “Mësues për Shqipërinë”.Denoncuesja tregon, se është renditur ndër 10 të parat në protalin e fundit të zhvilluar në 2018-ën, por nuk ka mundur të punësohet si edukatore në qarkun e Fierit. Ajo ka zbuluar, se persona të renditur poshtë saj në portal, tashmë janë punësuar. Në Qendrën ekonomike të arsimit, që është në varësi të bashkisë, e pohojnë punësimin e zonjave Antoneta Goxhaj dhe Marjana Thomaj, të renditura në vendin e 7-të dhe 15-të në portal.”Stop” u interesua edhe në bashkinë e Fierit edhe në DAR Fier, por përgjigja e bashkisë nuk kishte asnjë shpjegim për këtë situatë.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi