Stop - Emisioni 24 Nentor 2021 (sezoni 7) - Tv Klan

Stop – Emisioni 24 Nentor 2021 (sezoni 7)


Stop – Emisioni 24 Nentor 2021 (sezoni 7)

21:02 24/11/2021

Panairi i librit/ Lexim apo rrjete sociale, kjo eshte ceshtja?

Këto ditë është mbajtur në Tiranë panairi i librit. Ne ishim atje dhe pyetëm qytetarët për raportet e tyre me librin dhe leximin.Të rinjve iu drejtuam pyëtjen, nëse preferojnë librin apo rrjetet sociale dhe sigurisht ata zgjodhën rrjetet sociale. Pak ditë më parë transmetuam rastin e qytetarit Ilirjan Dojce, i cili tregoi, se 3 policë në Pogradec i kishin marrë para dhe e kishin rrahur për shkelje të orës policore.SHBA, njoftoi, se zbatoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për pezullimin nga detyra të tre inspektorëve të policisë me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Burgu i Fushe-Krujes/Skenari per heqjen nga puna te n/inspektorit.

Rasti, që trajtojmë sot na con në burgun e Fushë-Krujës.Azem Rexhepi, është 30 vjec. Prej 10 vitesh ai ka punuar në Burgun e Fushë Krujës.Më 9 prill 2021, me një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.Një skenar i sajuar i Drejtorisë së Burgut të Fushë Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit, t’i bëhej një kontroll fizik, sepse dyshohej, se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.Në një regjistrim me kamera të fshehtë, specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.

Caktohet data e gjyqit per pensionin e 70 vjecarit te semure me ishemi.

Më 19 nëntor të 2021, emisioni Stop transmetoi rastin e ankesës së qytetarit Prek Vukaj. Ai u drejtua te ne për problemin e djalit të xhaxhait të tij, i cili është 70 vjec dhe i sëmurë me ishemi cerebrale. Por Mark Vukaj nuk mund të marrë pensionin. Marku ka punuar në disa ndërmarje shtetërore, si ndërmarja sharra, rruga ura, pyjet, si murator e punëtor, por nga 21 vjet i njihen vetëm 14 vjet. Cështja shkoi në gjyq dhe tani është apel. Gjyqtarja Marie Qiriazi ra “viktimë” e vetingut dhe cështja i kaloi gjyqtares Valdete Hoxha. Të interesuarit kanë bërë disa kërkesa përshpejtimi, por asgjë nuk është zgjidhur.Pas ndërhyrjes së “Stop”, gjyqtarja Valdete Hoxha aprovoi kërkesën e përshpejtimit të cështjes, duke caktuar datën e gjyqit në janar 2022.








Të ngjashme