STOP – EMISIONI 5 (SEZONI 4)

Emision: 07.09.2018

Hitparade i absurdit dhe dhuna në shkolla.

Rikthehet në “Stop” rubrika “hitparade i absurdit” . Një avion në Rinas është gati për fluturim, por i ka rrotat e cara.Një karroatrec ka ngarkuar një furgon, duke u bërë rrezik publik për të gjitha automjetet, që qarkullojnë.Në rrugën “Karl Gega” në Tiranë, punimet e tubacioneve të ujësjellësit kanë lënë rrugën të prishur.Më pas shfaqet një video, ku mësuesja Miranda Bodini godet fizikisht një nxënës të klasës së parë në shkollën “Shën Vasil” në Sarandë.

Me dy të sëmurë mendorë, s’merr as kujdestari e as ndihmë ekonomike.

Rita Tusha, banuese e njësisë numër 6 në Kombinat,tregon odisenë e saj për kujdestarinë për bashkëshortin dhe djalin, të dy me probleme mendore. Për një pikë përqindje nuk ka mundur të marrë kujdestarinë dhe është përcjellë më shprehjen “e nxjerr sistemi”. Ndërsa për të marrë ndihmë ekonomike i thanë, se duhet të aplikojë për punë. Kur bëri këtë procedurë i orfuan një punë, të cilën nuk e pranoi se duhet të kujdesej për të sëmurët. Në këtë pikë i thanë, se nuk mund të aplikojë për 7 vjet për ndihmë ekonomike, se ky është ligji.

I humbin dy vitet e punës në Kfor, Stop zgjidh problemin.

Shpëtim Xhani, banor i Durrësit i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi nuk ka mundur të gjejë pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për dy vitet, që ka punuar me Kfor-in.Pas këmbënguljes së gazetares,specialisti i Institutit të Sigurimeve shoqërore Tiranë, Dëfrim Bitri,na deklaroi zgjidhjen e problemit të zotit Xhani.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*