Strakosha hero në derbi

Strakosha hero në derbi

15:10 03/03/2019

Thomas Strakosha ishte tepër i rëndësishëm për Lazio në fitoren 3 – 0 në derbin me Roma. Portieri shqiptar mbrojti rezultatin në disa raste ku spikasin pritjet nga Dzeko dhe Florenzi. Një paraqitje me vlerë në takimin e javës së 26 të Serie A që meritoi notën 7 nga “Gazzetta dello Sport”. Strakosha qëndroi në fushë edhe pse kishte probleme me shpatullën. Mjekët e klubit thonë se mund të kalojë në pak ditë, por duhet të bëjnë kontrolle të tjera. Portieri i Lazio është tepër i rëndësishëm për Kombëtaren që më 22 mars do të nisë kualifikueset e Euro 2020 me ndeshjen ndaj Turqisë.

Këtë fundjavë ishte i rëndësishëm në derbin e Zagrebit edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Lokomotiva shpëtoi ekipin e tij nga humbja në përballjen me Dinamo në sfidën e javës së 23 të Ligës Kroate. Uzuni realizoi në minutën e 80’. Myrto Uzuni me 7 gola të realizuar është shënuesi më i mirë te Lokomotiva Zagreb, duke parë edhe minutazhin e aktivizimit.

Protagonist për mirë edhe për keq ishte Arlind Ajeti. Mbrojtësi i Grasshopper fillimisht realizoi në takimin me Luzern dhe më pas shkaktoi një autogol. Skuadra nga Zyrihu u mund me rezultatin 3 – 1 në shtëpi, duke mos bërë hapa para në renditje. Grasshopper mbyll renditjen e Superligës së Zvicrës as 23 javësh kampionat dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Tv Klan

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT