Lazio fitoi me rezultatin 2 – 0 ndeshjen e prapambetur të Serie A me Udinese dhe për këtë meritë ka Thomas Strakosha. Portieri shqiptar ndali penalltinë e goditur në fillimin e pjesës së dytë nga De Paul.

“Në atë penallti Strakosha u tregua i zoti, pasi e dimë nga përvoja se këto ndeshje nuk mbyllen kurrë, sepse mund të rihapej. Unë mendoj se janë 3 pikë të merituara që na ngjisin në klasifikim, por tani kemi 3 ditë për ndeshjen e radhës”

, u shpreh Simone Inzaghi, trajner i Lazio.

Thomas Strakosha ishte mes të mirëve në fushë për Lazio që është ende në garën e fortë për një vend në Champions League. Strakosha tha pas ndeshjes për mediat se nuk duhen më fjalë, por të grumbullohen sa më shumë pikë dhe të gabojnë sa më pak, duke shpresuar që të shkojnë në Champions. 24-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Lazio, pasi është aktivizuar me minutazh të plotë në Serie A.

Tv Klan