Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur shumë pyetjeve kurioze të fansave. Një nga pyetet që iu drejtua reperit ka qenë nëse e ka zëvendësuar Keisin.

Mesa duket Stresit nuk i ka ardhur aspak mirë të dëgjojë një pyetje të tillë dhe e konsideron qesharake, por më pas shpjegon se do i jetë mirënjohës përjetë dhe nuk do e ulte kurrë dikë që e ka mbajtur në gji, pavarësisht gjërave që sjell jeta.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai ku na la të kuptojmë se pavarësisht faktit që janë ndarë, ata ruajnë një komunikim dhe marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. /tvklan.al