Probleme dhe paqartësi me funksionimin e platformës

“Për këta studentë vendimi për të kaluar vetëm në mësim online është i gabuar, ndaj këtë të hënë zgjodhën të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë një mësim të alternuar mes leksioneve online dhe seminareve në auditor.”

Eksperiencën e vitit të kaluar akademik e quajnë të mjaftueshëm për të kuptuar që kjo metodë nuk duhet të aplikohet serish.

“Efiçenca e mësimit online nuk është as sa gjysma e asaj që mund të bëjmë ne në auditor”
“E provuam vitin e kaluar, ishte dështim”.
“Është më mirë të marrim pedagogun të shkojmë në kafe meqë ato janë hapur”.

Edhe pse një pjesë e tyre ishin pa maska, ata nuk ju përgjigjen thirrjes së policisë për të shpërndarë grumbullimin.

Në 3 orë protestë, studentët kërkuan edhe rimbursim të pagesës së konvikteve e qirave, paketa interneti falas te dedikuara për ta, si dhe pajisje teknologjike për studentët që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Të tjerë studentë ju drejtuan fakulteteve të tyre, pasi hasën probleme dhe paqartësi me funksionimin e platformës online.

“Nuk funksiononte mirë, duhet 48 orë që të futesh pjesë e platformës”.

Edhe në Universitetet e Rretheve studentët ju drejtuan fakulteteve për më shumë informacione. Janë 130 mije studentë që nisin këtë 2 Nëntor vitin e ri akademik, prej të cilëve 21 mijë të viteve të para.

Tv Klan