Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme trajtohet sërish protesta e studentëve që vazhdon prej 14 ditësh. Studentët shprehen të vendosur të protestojnë, madje refuzojnë dialogun me Kryeministrin Edi Rama.

Ata kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre, mirëpo duket se protesta do të vazhdojë. Për shkak edhe të festave të fundvitit, mendohet se studentët do të protestojnë gjatë gjithë kësaj jave për t’u rikthyer më pas në muajin Janar.

Njëri prej studentëve, i ftuar në “Opinion” deklaroi se nuk është vendosur përfundimisht se si do të veprohet për festat e fundit, por ekziston mundësia që të bëhet një shkëputje në këtë periudhë dhe më pas do të ketë një shkëputje të përkohshme, për t’u rikthyer në fillim të vitit 2019.

“Mund të ketë një periudhë pauze për shkak të festave, por do kthehemi në Janar shumë fuqishëm”,

tha studenti Agro Kola.

Ky i fundit, theksoi gjithashtu se protesta është e studentëve, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë për t’i përçarë.

“Jam student i Infermierisë në universitet provat. Kam marë pjesë çdo ditë në protestë. Kam qenë aktivist shumë i madh. Në protestë ka tre lloje grupesh; të forumeve, organizata edhe studentët vetë. Shumë janë munduar që ta prekin virgjerinë e protestës dhe të bëjnë siç duan. Por me plot bindje e them se protesta është vetëm e studentëve. Ata që rrinë në shesh janë drita e Shqipërisë. Thirrjet për mosbashkim të qytetarëve të tjerë i kanë bërë vetëm organizatat që duan të përçajnë protestën”

, u shpreh ai.

/tvklan.al