Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se pirja e lëngjeve natyrale të frutave gjatë fëmijërisë ndikon në modele më të shëndetshme diete, në vitet e mëvonshme dhe nuk lejon shtimin në peshë.

Ky studim është kryer nga Universiteti Boston dhe është botuar në revistën “BMC Nutrition”.

Ky hulumtim ofron informacione të rëndësishme dhe tregon se fëmijët që konsumojnë 1 ose 2 gota në ditë lëng frutash kanë më shumë mundësi, të kenë një dietë më të shëndetshme në adoleshencë.

Gjithashtu fëmijët që i konsumojnë këto lëngje kanë më pak shanse që të shtojnë në peshë.

Konsumi i lëngjeve të frutave ka shumë përfitime shëndetësore përgjatë gjithë jetës. Shmangia e tyre gjatë fëmijërisë, mund të shoqërohet me probleme shëndetësore në një moshe të rritur, për shkak të ndjekjes të një diete jo të shëndetshme./tvklan.al