Studimi: Për të ruajtur të gjitha kujtimet, duhet të flemë

Beautiful young woman smiling during sleeping while lying in the bed at home

Studimi: Për të ruajtur të gjitha kujtimet, duhet të flemë

14:40 06/08/2020

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Truri është shumë i zënë kur flemë, duke përsëritur ato që kemi mësuar gjatë ditës. Gjumi ndihmon në riorganizimin e kujtimeve dhe i paraqet ato në mënyrën më efikase.

Një studim i ri tregon se si gjumi konsolidon kujtimet e krijuara rishtas dhe parandalon dëmtimin e kujtimeve të vjetra.

Autori kryesor i studimit, Maksim Bazhenov tha: Gjetjet tona sugjerojnë që kujtimet janë dinamike, jo statike. Me fjalë të tjera, kujtimet, madje edhe kujtimet e vjetra, nuk janë përfundimtare. Gjumi vazhdimisht i azhornon ato. Ne parashikojmë që gjatë gjumit, kujtimet e vjetra dhe ato të reja rishikohen spontanisht, gjë që parandalon harrimin dhe rrit performancën e kujtimeve.

Bazhenov më tej shton se përsëritja e kujtimeve gjatë gjumit luan një rol mbrojtës kundër harresës.

“Ne mësojmë shumë gjëra të reja çdo ditë dhe ato kujtime konkurrojnë me kujtimet e vjetra. Për të ruajtur të gjitha kujtimet, duhet të flemë ”.

Gjumi është i përfshirë në shumë funksione të rëndësishme të trurit dhe trupit dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në atë që konsiderohet inteligjenca njerëzore, pra aftësia për të mësuar vazhdimisht nga përvoja, për të krijuar njohuri të reja dhe për t’u përshtatur ndërsa bota ndryshon rreth nesh./tvklan.al




Të ngjashme