Stuhia e fortë në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pemëve në parkun e qytetit dhe Drilon.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për pemë shumë të vjetra, ndërsa ka nisur puna për largimin e tyre specialistët shprehen se do të bëhet një verifikim i pemëve në park dhe do të priten pemët e vjetra nëse do konstatohen të tilla për të shmangur të tilla ngjarje që mund të kishin shkaktuar edhe të lënduar.

Një aksion të tillë bashkia e nisi disa muaj më parë për prerjen e pemëve të vjetra por u përball me reagime të qytetarëve se po prisnin parkun. Ndërsa situata e krijuar sot tregoi se ndërhyrja duhet të vijojë thonë specialistët.

Klan News