Stuhia e rërës “zhduk” qytetin


Stuhia e rërës “zhduk” qytetin

10:09 27/07/2021

Një qytet në Kinë është “zhdukur” pasi një stuhi rëre e ka mbuluar tërësisht. Ngjarja është shënuar në Dunhuang të Kinës.

Rreth 100 metra i lartë ishte “muri” i rërës që mbuloi këtë qytet. Skena apokaliptike u filmua nga një banor, i cili këto pamje më pas i shpërndau në rrjetet sociale dhe u bënë virale.

Policia u detyrua të bllokonte qarkullimin dhe njoftoi drejtuesit e mjeteve të ndalonin dhe të prisnin deri sa të kalonte stuhia, për shkak se dukshmëria ishte më pak se 20 metra.

Ndërtesat shumëkatëshe shihen teksa zhduken tërësisht dhe mbulohen nga rëra.

Në Qershor, një tjetër qytet në Kinë, Hotan, u përfshi nga një stuhi e ngjashme rëre. /tvklan.al







Të ngjashme